Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka qëndruar të martën në një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është pritur nga homologia e tij, Ogerta Manastirliu, raporton arbresh.info.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një prononcim për portalin arbresh.info tregon se në këtë takim, biseduan për tu dakorduar për çdo veprim që marrin dy shtetet.
“Ky takim ka qenë në mes dy ministrave të fushës për t’u koordinuar për çdo veprim që ndërmerret nga qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë. Jemi koordinuar që kontrollet të bëhen në pikat kufitare në mënyrë që të kemi evidenca për hyrje dhe dalje”, tha ministri Zemaj.
Po ashtu, Zemaj tha se kanë diskutuar që të kenë takime edhe me homologët tjerë të rajonit.
Po ashtu, përmes një statusi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu tha se kanë shkëmbyer përvojat e menaxhimit dhe përgjigjes së sistemeve tona shëndetësore ndaj pandemisë COVID19./arbresh.info/

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...