Nënkryetarja e Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK),Vlora Çitaku kishte deklaruar se Ministria Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila aktualisht udhëhiqet nga Donika Gërvalla-Schwartz, ka fshirë nga historiku në ueb faqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e ministrave paraprakë.
Lidhur me pretendimet e Çitakut, në një përgjigje për Arbresh.info, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka thënë se uebfaqja e ministrisë është në proces të dizajnimit dhe përditësimit.
“Ju njoftojmë se uebfaqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është në proces të ridizajnimit dhe përditësimit të informacioneve.”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Tutje, MPJD thotë se përmbajtja vjetër do të shërbehet shumë shpejt tek arkivi.mfa-ks.net.
“Lidhur me këtë, në uebfaqe është i shkruar njoftimi ku thuhet (pjesa e fundit me ngjyrë të verdhë): “Uebfaqja e re është duke u pasuruar me përmbajtje dhe veçori të reja, përmbajtja e vjetër do të shërbehet shumë shpejt tek arkivi.mfa-ks.net”.”, thuhet tutje./Arbresh.info

Lexo edhe:
Çitaku: MPJD paska zhdukur nga historiku emrat e ministrave paraprakë
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...
Khvicha: Ndihem shumë mirë, jam në formë të mirë – nes...