Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se është marr vendim për suspendimin e një zyrtari korrektues për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit tonë.
ShKK bënë të ditur se ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, përcjell Arbresh.info.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të siguruar integritetin dhe profesionalizmin e stafit të tij, dhe nuk do të tolerojë asnjë formë të sjelljes së papranueshme. Lidhur me këtë, ne jemi të angazhuar të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse dhe të sigurojmë transparencë të plotë në këtë çështje”, thuhet në njoftim.
Lexo edhe:
Përfundon aksioni për mashtrim, arrestohen pesë persona njëri nga ta zyrtar i Shërbimit Korrektues
Ndryshe, Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në pesë lokacione të ndryshme në Prishtinë, Kamenicë dhe Viti.
Nga ky aksion janë arrestuar pesë persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar korrektues për veprën penale “Mashtrim”./Arbresh.info
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...