Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar seanca të reja gjyqësore për rastet “Talir” dhe “Tortura”.
Seanca e parë për rastin “Talir”, e cila ka të bëjë me financimin e paligjshëm të OBRM-PDUKM-së, u mbajt më 18 shtator të këtij viti. Përfaqësuese e aktakuzës është Lençe Ristoska, ndërsa të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirilll Bozhinovski dhe Mile Janakieski, të cilët akuzohen për “shpërdorim të pushtetit dhe autoritetit” dhe “pastrim parash”, si dhe Ilija Dimovski Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska, të akuzuar vetëm për “pastrim parash”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për veprën e njëjtë si subjekt juridik në aktakuzë është përfshirë edhe OBRM-PDUKM-ja.
Sipas aktakuzës, ata në mënyrë joligjore kanë marrë mjete prej 4.6 milionë euro për partinë, ndërsa më pas kanë organizuar që ata para të lëshohen në xhirollogari të personave të ndryshëm.
Kurse në rastin “Tortura” e cila ka të bëjë me arrestimin e Ljube Boshkovskit, gjykimi në seancën e kaluar nisi nga fillimi për shkak të ndryshimit të gjykatësve dhe 90 ditëve të kaluara nga seanca e fundit.
Në këtë lëndë të akuzuar janë drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-shefi i njësitit “Alfa” Ivica Antevski Puki dhe pesë përfaqësues të këtij njësiti, për arrestimin e Boshkovskit.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...