Kryeministri uron Kosovën për zgjedhjet e suksesshme parlamentare të mbajtura këtë të diel, me anë të një postimi nëpërmjet rrjetit social “twitter”.
Në postimin e tij, kryeministri Rama uron Albin Kurtin, për rezultatin më të mirë, si dhe nuk lë pa përmendur as partitë e tjera, duke uruar LDK për rezultatin e dytë më të mirë dhe PDK për pranimin shembullor të rezultatit.
Postimi i kryeministrit:
“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”. /Top Channel
Irani paralajmëron se ‘çdo ushtri e huaj do të sulmohe...
Edhe 3 ditë afat për partitë që të konfirmojnë pjesëmarrjen ...
254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në Feriza...
Rama mbërrin në Samitin e Komunitetit Politik Europian: Një ...
Përmirësohet gjendja e 8-vjeçarit të plagosur nga aksidenti ...
Rama publikon pamje nga puna në QSUT: Trajtim efikas dhe sta...