Zyra e prokurorit të lartë publik në Serbi ka thënë se është duke kryer hetim lidhur me rastin e 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.
Nga kjo zyrë për N1 kanë konfirmuar se janë duke mbledhur dëshmi ndaj organizatorit kryesor, Milan Radoiçiq por edhe të tjerëve, përcjell KlanKosova.tv.
Zyra e prokurorit i akuzon ata për “kryerje të veprimeve që kanë pasur qëllim kryerjen e veprimeve kriminale, posedim, bartje e municionit dhe substancave ekskpozive”.
Kur ka kaluar një muaj e gjysmë prej rastit të agresionit, Radoiçiq është intervistuar nga prokurori në Beograd, pak ditë pas rastit, kur u identifikua nga autoritetet e Kosovës se ka qenë organizator dhe pjesëmarrës i sulmit në Banjskë.
Më 3 tetor ai ka mohuar akuzuat e ngritura ndaj tij, por që ka pranuar se ka qenë në Banjskw. Gjithashtu një ditë pas është refuzuar edhe një kërkesë që ai të mbahet në paraburgim.
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...
Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj pretendimeve për ofrim ...
Kurti priti në Davos ministrin e Kanadasë, diskutuan për zgj...
Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i vitit 2025 në Basel”