Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER) në bashkëpunim me komunën e Tutinit, Agjensionin për Zhvillim Rajonal i Sanxhakut (SEDA), OJQ Marimangat e Pejës dhe Klubin Bjeshkatar “Ahmica” nga Rozhaja ka nisur projektin rajonal “Bjeshka e Moknës – perla e pazbuluar në shtegun Via Dinarica” e cila do t’i mbledh përfaqësuesit e komunave, organizatat turistike vendore, klubet sportive dhe bjeshkatare, agjensionet turistike dhe organizatat joqeveritare nga komunat të cilat së bashku e ndajnë këtë bjeshkë: Komunat Rozhajë, Pejë, Istog, Zubin Potok dhe Tutin.
Me anë të projektit mendohet të vendoset marrëdhënia në mes të zyrtarëve komunal, afaristëve të turizmit dhe njësive lokale në mënyrë që bashkarisht të punohet në zhvillimin e turizmit dhe promovimit të bjeshkës së Moknës si një destinacion i veçantë turistik që ofron përmbajtje atraktive për pushim aktiv.
Projekti do të zgjas deri në fillim të qershorit 2019 dhe është i financuar me fondet e dhëna për projektin për promovim dhe zhvillim të turizmit nga BE, i cili zbatohet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën