Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Sa po implementohen objektivat e MSA-së në fushën e konkurrencës?”.
Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskujtoj mbi rëndësinë që konkurrenca e lirë ka në rregullimin e funksionimit të tregut në Kosovë.
Gjatë këtij diskutimi, do të prezantohen rezultatet e procesit të monitorimit të Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Agjendës për Reforma Evropiane, me fokus të veçantë në fushën e konkurrencës.
Në fillim të diskutimit, gjithashtu, do të prezantohet raporti i titulluar: “Prezantimi i Konceptit të Përmbarimit Privat në Mbrojtjen e Konkurrencës”.
Ky raport analizon mbrojtjen e konkurrencës në Bashkimin Evropian duke vënë theksin në përmbarimin privat, si dhe zhvillimet të cilat kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në këtë fushë.
Gjithashtu, raporti reflekton se si ky mekanizëm, në të ardhmen, mund të inkorporohet në mbrojten e konkurrencës së tregut në Kosovë, krahas punës së Autoritetit të Konkurrencës, në mënyrë që të kemi një mbrojte gjithëpërfshirëse dhe konkurrencë të mirëfilltë.
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...