Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 23-vjetorin e Masakrës në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrave përreth të Drenasit, ka përkujtuar 275 fëmijë, pleq, gra e burra, të ekzekutuar mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb.
Në mbrojtje të popullsisë civile, atë ditë ranë edhe 40 ushtarë të UÇK-së, në krye me heroin Ilaz Kodra.
“Për të vrarët do të kërkojmë çdoherë drejtësi, sepse krimet e regjimit gjenocidal serb herët e vonë do të dalin para drejtësisë. Të masakruarit në Shtuticë, Vërbovc dhe fshatrat përreth do t`i kujtojmë përherë për t`ia ditë vlerën lirisë”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Në të njëjtën ditë, Presidentja ka përkujtuar në përvjetorin e vrajses edhe komandantin e UÇK-së, Ilaz Kodra.
Sipas saj, figurat si heroi Ilaz Kodra, ushtar i hershëm i lirisë dhe bashkëveprimtar i komandant Adem Jasharit janë jo vetëm strategë të lirisë sonë, por edhe frymëzues e referenca për rëndësinë e lirsë dhe shtetit tonë.
“Ilaz Kodra ishte trimi i paepur që me stoicizmin e tij i doli në mbrojtje bashkëfshataravëve, ra heroikisht që ne ta përkujtojmë përjetësisht”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë