Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhënë ditë më parë, lidhur me aneksin e zbatimit për propozimin evropian për dialogun.
Vela, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë, duke e cituar Vuçiqin të ketë thënë se nuk do t’i zbatojnë të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Ohrit.
” Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën: “Ne do të zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do ta zbatoj. Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!”, ka shkruar Vela./Arbresh.info/
Vučić on Serbia’s RTS speaking about implementation of the agreement with Kosovo:
“We will implement some parts (of the agreement), while others no. I made it clear what I won’t implement.”
A clear contradiction with has been agreed and the EU’s stance. Sanctions should follow! pic.twitter.com/3EAr525uFU
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 9, 2023
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?