Është përuruar Qendra e Paraburgimit në Prishtinë. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha me këtë rast se investimi në shërbimin korrektues paraqet investim qenësor.
“Ky është kontribut i përbashkët i institucioneve tona për fuqizimin e sundimit të ligjit. Jemi të koordinuar në përmirësimin e politikave brenda burgjeve dhe nuk do të lejojmë ndonjë problem brenda burgut. Po ashtu do të punojmë në përmirësimin e kushteve dhe të drejtave të burgosurve pa dallim etnie”, tha ai.
Tahiri ka shtuar se do të përmirësohet ende infrastruktura e burgjeve dhe personave që janë në vuajtje dënimi.
“Do të ketë përmirësim të qendrave të paraburgimit. Do të përmirësohen problemet dhe çdo gjë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka thënë se janë kryer dy punë.
“Njëra nga aspekti i sundimit të Ligjit e tjera inxhinierike ku është investuar me mjetet e buxhetit të Kosovës por edhe me njerëz nga personeli i shërbimit korrektues, nga administrata publike”, ka thënë ai.
Sipas tij këto përvoja do të bëjnë që të fuqizohet shteti në sundimin e Ligjit./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër