Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Zenun Pajaziti, thotë se zgjedhjet në Parlamentin Evropian kanë hendikepuar procesin e vendimmarrjes në këtë institucion në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Mendoj që vetëm se ka filluar të shfaqet problemi në këtë drejtim siç na është thënë shtyrja dhe dhënia e aprovimit të dritës së gjelbër nga Këshilli i Evropës është hasur pikërisht për shkak të këtyre zgjedhjeve, po e vuajmë një dëm të tillë,” është shprehur Pajaziti për arbresh.info.
Ai pret që pas këtij procesi zgjedhor Bashkimi Evropian do t’i japë një epilog kësaj çështjeje dhe do t’i jepte fund izolimit të vendit të vetëm në Ballkanin Perëndimor.
“Mirëpo, shpresojmë që pas këtij procesi menjëherë me fillu diçka pozitive për ne. Ne tani mbesim vetëm më shpresua që institucionet tjera në këtë rast Këshilli i Evropës ta bëjë hapin e duhur për ne,” vlerëson Pajaziti.
Edhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka shprehur qëndrimin se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të marr epilog në muajin qershor, pas përfundimit të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian./arbresh.info/
Sveçla nuk shkon në gjykatë, avokati i tij thotë se është me...
Ministria del me njoftim për shtetasit e huaj që hyjnë në Ko...
ZKA fillon auditimin për sigurinë e nxënësve në shkollat pub...
Anëtarësimi në BE, Rama: Na kanë vënë kushte që nuk i merrni...
Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolap...
Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fokus të takimit Durmishi–Ha...