Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar sot, Udhëzimin Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike.
Në këtë Udhëzim janë përditësuar dhe avancuar rregullat dhe procedurat nëpërmjet të cilave Qeveria e Republikës së Kosovës do të përkrahë financiarisht qytetarët për shërbime shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore, shkruan Arbresh.info.
“Me UA Nr: 03/2023, përveç që zgjerohet gama e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, evitohen zbrazëtirat që pamundësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë dhe sigurojnë një proces të rregullt dhe transparent.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Gjithashtu, të gjithë qytetarëve rezident sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës u sigurohet e drejtë të qasjes së barabartë në kujdesin shëndetësor, respektivisht kur paraqiten kërkesa për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike.
“Me UA Nr: 03/2023 parashihet për herë të parë Komisionit për përcaktimin e çmimeve referente që është kompetent të propozojë përditësimin e shtojcës së çmimeve referente ku përfshihen sëmundjet, gjendja dhe procedurat për mbështetje nga programi për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike. “, bën të ditur minitsria.
Sipas njoftimit, përmes këtij udhëzimi secili qytetar i Kosovës të drejtën e mbështetjes financiare në vlerë deri në 30,000 euro brenda një viti për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.
Ndërkaq, personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, 100%, të vlerës së faturës.
Njëjtë do të përfitojnë edhe personat deri në 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që janë përfitues të ndihmës sociale.
Personat mbi moshën 18 vjeç kompensohen me 70% të vlerës së çmimit referent apo mesatares së çmimit të tri profaturave për trajtim mjekësor.
Ndërsa, për personat e diagnostikuar me sëmundje malinje mbi moshën 18 vjeçare, ministria bën të ditur se është rritur vlera e kompensimit.
“UA Nr: 03/2023 ka thjeshtuar edhe procedurat e aplikimit për qytetarët, ndërsa referimi dhe përgjegjësia do të jetë tek profesionistët shëndetësor kompetent të cilët rekomandojnë trajtimin jashtë vendit.”, thuhet në njoftim.
KQZ akrediton 283 vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kurti: Në periudhën 2021–2025, kemi investuar 4.73 milionë e...
Pas lëndimit që e mbajti gjatë jashtë fushave, Lukaku është ...
Pallati i Rinisë ndan nga 600 euro shpërblim për secilin pun...
Pas thashethemeve për ndarje, Klea Huta surprizon me urimin ...
Dënim i rëndë për personin që shkaktoi “trazira”...