Ndërtohet një çerdhe në Lipjan
Kryetari i Lidhjes Demokratike (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se po bëhet ndërtimi i një çerdhe në Lipjan.
Abdixhiku në një postim në Facebook ka ndarë disa pamje, ku ka shkruar se kjo çerdhe ka hapësire për 100 fëmijë, shkruan Arbresh.info.
Në pamjet e publikuara, shihet edhe kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti cili vie poashtu nga partia e LDK-së.
“Kjo është çerdhja e pestë më radhe e ndërtuar në Komunën e Lipjanit” – ishin fjalët e para në video të Ahmetit.
Abdixhiku ka bërë të ditur se ndërtimi i çerdheve është nga premtimet e partisë së tij, “Rrua e Re”, ku në këtë plan janë premtuar të ndërtohen plot 80 çerdhe.
Postimi plotë:
Mirëmëngjesi Kosovë
Në vend ushqimit popullist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi!
Ndër tjerash, edhe ndërtimin e një çerdhe tjetër në Lipjan, e 5-ta tashmë! Shtëpi edukimi për 100 fëmijë! Model në plot kuptimin e fjalës!
Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë! Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi.
Në ‘Rrugën e Re’ do të ndërtoimë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë.
/Arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...