Ministri i Drejtësisë, Selim Selim, sot ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, me të cilën ka diskutuar për prioritetet e tij për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi e ka njoftuar drejtoreshën Magno që në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, Ministria e Drejtësisë përmes politikave publike po synon konsolidimin e drejtësisë komerciale e cila sipas tij do të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja sepse do të siguron sektorin e biznesit për qasje të shpejtë dhe efikase në drejtësi.
Ministri Selimi dhe drejtoresha znj. Magno kanë diskutuar edhe për bashkëpunime në projekte tjera që kanë të bëjë me sundimin e ligjit në Kosovë.
Ndërsa drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, konfirmoi se ky mision do vazhdoj të mbetet partner kryesor i Ministrisë së Drejtësisë në avancimin e infrastrukturës ligjore në Kosovë./arbresh.info/


Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë
45 minuta të zjarrtë në “Etihad”, Donnarumma “fytyrë tragjik...