Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ndërtimi i stadiumit nacional, nuk është çështje e vogël, duke këmbëngulur se ai duhet të ndërtohet në komunën të cilën ai e udhëheq.
Tutje, Lladrovci tha se stadiumi nacional do të ishte portë triumfale për Kombëtaren e Kosovës, që sipas tij, është krenaria e vendit.
“Stadiumi nacional do të ishte motiv shtesë për fitoret e reja të shqiponjave tona”, është shprehur Lladrovci.
Më tej, ai i bëri thirrje kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, se Korrotica dhe Drenasi po ju pret për stadiumin nacional./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...