Ish-ministri, Blerim Sallahu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se i është bashkuar Kabinetit të Kryeministrit të Republika e Kosovës në cilësinë e Këshilltarit Ligjor.
Sipas njoftimit të tij, emërimi është bërë me ftesë të Kryeministrit Albin Kurti, ndërsa Sallahu theksoi se këtë angazhim e sheh si vazhdim të kontributit të tij në forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve të vendit.
“Me nder dhe përgjegjësi të veçantë ju njoftoj se, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i bashkohem Kabinetit të tij në cilësinë e Këshilltarit Ligjor. Pas përvojës sime institucionale si Zëvendësministër i Drejtësisë dhe më pas si ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë, e shoh këtë angazhim si vazhdim të përkushtimit tim për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky moment për mua ka edhe një domethënie të veçantë personale. Shumë vite më parë kemi punuar së bashku në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje me Kryeministrin e sotëm, në një kohë kur ai ende nuk e mbante këtë detyrë. Sot, angazhimi im në Kabinetin e tij është vazhdim i një rrugëtimi të përbashkët të ndërtuar me besim, përkushtim dhe punë ndër vite.Mirënjohës për besimin dhe i vendosur të vazhdoj të jap kontributin tim me përgjegjësi dhe profesionalizëm në shërbim të Republikës sonë”, ka shkruar Sallahu.
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...