Kryeministri i vendit, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pasditën e sotme mori pjesë në përurimin e objektit të ri të Urgjencës Mjekësore-Doha, në Podujevë, të cilët u mirëpritën nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.
Me një shumë totale prej 1.7 milionë euro, bashkëpunim dhe bashkëfinancim i Komunës së Podujevës me 600 mijë euro dhe Organizatës Qatar Charity me 1.1 milion euro, ky objekt u përurua vetëm dy vjet pas fillimit të ndërtimit, përcjell Arbresh.info
Zyra e Kryeministrit njofton se në këtë përurim të rëndësishëm për qytetarët e Podujevës, Kurti potencoi se kjo hapësirë me afërsisht 1600 metër katrorë, do të shërbejë për mirëqenien e qytetarëve që kanë nevojë, njëkohësisht kjo ka ndihmuar në lehtësimin e punës së stafit shëndetësor, si e tillë ka si pjesë përbërëse edhe ofrimin e disa prej shërbimeve parësore shëndetësore si Qendër e Mjekësisë Familjare.
“Me një infrastrukturë moderne objekti i ri i Urgjencës Mjekësore, që ndodhet në pozicionimin strategjik në magjistralen Prishtinë-Podujevë, afër rrethrrotullimit të Shqiponjës në hyrje të qytetit të Podujevës, si edhe afërsinë me pikën kufitare në Merdare, do të ofrojë edhe shërbime tjera shëndetësore, përveç atyre të Urgjencës. Kjo urgjencë do të shërbejë jo vetëm për qytetin dhe mbarë vendin, por edhe për rajonin e veçanërisht bashkatdhetarët tanë nga Lugina, të cilët mund të përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve mjekësore”, thuhet në njoftim.
Kurti përmendi edhe projektet e shumta humanitare dhe zhvillimore me të cilat ka operuar Qatar Charity, që nga viti 2013 pothuajse në secilën komunë të Kosovës, për të cilat ai u shpreh tejet falënderues ndaj Qatar Charity apo siç e quajti kryeministri, Katar dhe Bamirësi.
Në përmbyllje të fjalës së tij, teksa shprehu falenderimet dhe mirënjohen për këtë bashkëpunim, kryeministri theksoi ndër të tjera se Komuna e Podujevës, po vazhdon të ecë përpara drejt zhvillimit e progresit ngjashëm me komunat e tjera, dhe po njejtë sikuse komunat tjera edhe qyteti i Podujevës gëzon mbështetje të pareshtur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në fund ai uroi stafin mjekësor, për punë sa më të mbarë dhe efikase të cilët tashmë kanë mundësinë që të operojnë brenda një objekti modern me infrastrukturë dhe kushte të përshtatshme të punës.
Në këtë përurim të një rëndësie madhore siç e potencoi edhe kryeministri Kurti, ishin të pranishëm edhe ambasadori i shtetit të Katarit për Shqipëri dhe Kosovë, Jabor Ali Al Dosari, përfaqësuesit të lartë nga Organizata Qatar Charity, si dhe zyrtarë komunalë e staf mjekësor./Arbresh.info
Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjith...
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e...
Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e drejtuesit të ...
Sttutgarti ankohet për pritjen në Serbi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Sirinë pas...
Xheneta shkon në nominim të përhershëm për shkak të ofendime...