Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg tha se Serbia dhe Kosova do të përfitojnë shumë nga normalizimi i marrëdhënieve.
Ajo beson se situata e tanishme krijon paqëndrueshmëri në rajon dhe kthen mbrapa të dyja vendet.
Solberg, e cila nesër viziton Beogradin, tha për gazetën serbe ‘Politika’, se zgjidhja e qëndrueshme për Kosovën do të sigurojë një standard më të mirë jetese dhe mundësi për qytetarët e të dyja e shteteve. “Sigurisht, detyrimet e ndërmarra duhet të përmbushen, por disa prej tyre interpretohen ndryshe në Serbi dhe Kosovë, andaj është e rëndësishme të vazhdohen negociatat nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Solberg vlerëson se modeli i bashkëpunimit që u krijua nga vendet skandinave pas Luftës së Dytë Botërore, është i mundur edhe në Ballkan, ndërsa përkujton se bashkëpunimi filloi me themelimin e tregut skandinav të punës, duke shmangur tema nga të ashtuquajturat politika të larta dhe konflikte nga e kaluara. “U përqendruam vëmendjen tonë në përmirësimin e jetës së kombeve tona në të ardhmen, e cila ishte një recetë për suksesin e bashkëpunimit skandinav dhe mendoj se do të ishte efektive edhe në Ballkan”, shprehet kryeministrja e Norvegjisë.
Dorëzimi i parave të gjetura nga qytetarët ka shënuar rritje
Endrick shkëlqen në debutim tek Lyoni, realizon gol ndaj Lil...
Ministria e Shëndetësisë: Tre fëmijët në Durrës nën kujdes m...
Kjo është bima e vitit 2026: Ndihmon në përmirësimin e cilës...
Ardon Jashari e fiton “Këpucën e Artë” në Belgjikë
Alarm në Aeroportin e Oslos, mbyllet një pistë fluturimesh p...