Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.
Gjatë telefonatës, kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Blinken për progresin në vend.
Ata biseduan edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj, kështu kanë bërë të ditur nga zyra e Kryeministrit. /arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...