Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, do të jetë njëra nga pikat e rendit të ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu ndër pikat e rendit të ditës që do të diskutohen nesër nga ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës do të jenë edhe shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit.
Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq, do të jetë pika e gjashtë e rendit të ditës.
Deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror.
Ndër pikat e rendit të ditës janë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për infrastrukturën kritike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, shqyrtimi i raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016, emërimi i dy anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave, si dhe emërimi i një anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...