Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tragjedive në komunikacion, ku vetëm dje dhe sot, humbën jetën tre persona.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka apeluar tek qytetarët që këto ditë të festave mos të shkaktojnë dhimbje. Ai apel u ka bërë edhe Policisë së Kosovës që të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e trafikut.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranoj lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbim të rejat dhe të rinjtë tanë. Apeloj te çdo qytetar që këto ditë feste të mbani gëzim e lumturi e jo të shkaktoni dhimbje. Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/tragjedite-ne-komunikacion-reagon-haradinaj-313-610677/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...