Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar pozicionimin e Kosovës si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit dhe si vendi i dytë në botë për përmirësim në këtë fushë.
I pari i qeverisë përmes një postimi në Twitter tha se rangimi i Kosovës si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit nga indeksi vjetor i “World Justice Project”, konfirmon se reformat e qeverisë së tij po funksionojnë mirë dhe me shpejtësi.
“Ajo gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e 2-të në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar”, ka shkruar Kurti.
Sipas “World Justice Project”, pesë shtetet që kanë bërë përmirësimin më të mirë në sundimin e ligjit janë Hondurasi, Kosova, shteti nga Afrika Qendrore – Belize, Moldavia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/
This year, @TheWJP has again ranked the Republic of Kosova #1 in the Western Balkans on rule of law. It has also ranked Kosova #2 in the entire world for greatest improvement in rule of law over the past year. Independent confirmation that our reforms are working, and rapidly so. pic.twitter.com/bEhgsvWCgo
— Albin Kurti (@albinkurti) October 26, 2022
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...