Kryetari i trupit gjykues në rastin ndaj deputetëve të Vetëvendosjes për gazin lotsjellës, Beqir Kalldura ia ka lexuar nenin e betimit deputetit të LDK-së, Naser Osmani pas ndryshimit të deklaratës së tij në lidhje me akuzën ndaj Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit, Albulena Haxhiut e Faton Topallit.
Kalldura e ka detyruar Osmanin që të betohet pasi siç tha, ky deputet e ka ndërruar deklaratën e tij me atë që e ka dhënë në polici më herët, shkruan arbresh.info.
Në vazhdimin e seancës ndaj deputetëve të VV-së që është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës nuk ka marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në cilësinë e dëshmitarit./arbresh.info/
Takimi me ambasadorin amerikan në NATO, Kurti: Bashkëpunimi ...
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...