Google ADS

I pajisën me dokumente zyrtare duke i krijuar identitete të rreme, arrestohen dy zyrtarë në Qendrën për Regjistrim Civil në Obiliq

16:32 | 4 Dhjetor 2023
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë në Qendrën për Regjistrim Civil në Obiliq pasiqë të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë falsifikuar dokumentet zyrtare me ç’rast i kanë mundësuar një personi që të pajiset me dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës duke i krijuar dy identitete të rreme.

Sipas policisë, të këta dy zyrtarë dyhsohen se kanbë kryer veprat penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”  dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” , shkruan Arbresh.info.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas një pune hetimore kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova relevante për të dyshuarit me iniciale (I. M.) dhe (A. G.), zyrtarë në Qendrën për Regjistrim Civil në Obiliq, për të cilët dyshohet se duke keqpërdor detyrën zyrtare, kanë falsifikuar dokumentet zyrtare, me ç ‘rast i kanë mundësuar personit me iniciale (F. A.) që të pajiset edhe me dy identitete tjera të rrejshme dhe atë në emrat (A.G.) dhe (A.R.), dhe po ashtu duke e pajisur të njëjtin me dokumente valide të Republikës së Kosovës (Çertifikatë të lindjes dhe letërnjoftim) me identitete të rreme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Lidhur me rastin ne fjalë janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë dhe veprime shtesë të cilat janë konsideruar si të nevojshme. Për gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në konsulta të vazhdueshme me Prokurorin e rastit dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra është nxjerr përfundimi se:  Si rezultat i keqpërdorimit të Autorizimeve nga personat e dyshuar (duke tejkaluar kompetencat e tyre, duke i mundësuar personit (F.A.) që të pajiset me dokumente zyrtare të Republikës së Kosovës si identitet i rrem në dy raste dhe atë në emrat si A.G dhe A.R. ), pa plotësuar kriteret e nevojshme.”, thuhet tutje.

“Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuarit e lartcekur me iniciale dyshohet se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”  dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” “, bën të ditur njoftimi.

Policia bën të ditur se sot të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot me datë 04.12.2023, të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencë të Avokatëve Mbrojtës dhe pas konsultës me Prokurorin e rastit, Prokurori i PTH në Prishtinë nxjerr Aktvendim mbi ndalimin e personave dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.”, njofton policia./Arbresh.info/

Të ngjashme