Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Gazmend Hoxha tha sot se është kërcënuar me vrasje zyrtari policor i cili reagoi ndaj një incidenti të para dy ditëve në Mitrovicën e Veriut gjatë parakalimit të disa maturantëve të shkollave të mesme.
Autoritetet serbe dje kanë lëshuar fletarrest ndaj këtij polici të Kosovës, dhe këtë Hoxha e quajti përndjekje.
“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në kuadër të realizimit të detyrave të tyre, kanë qenë në vazhdimësi cak jo vetëm i propagandës, por edhe i kërcënimeve me arrestime nga Serbia, vetëm se kanë kryer detyrat e tyre. Prandaj, edhe njoftimi i djeshëm se ndaj policit tonë D. B. është lëshuar një fletëarrest, është në vazhdën e përpjekjeve dhe përndjekjeve që Serbia ka bërë ndaj policëve tanë, duke përfshirë edhe ata të komunitetit serb. E gjithë kjo është një përpjekje, është një përndjekje e policëve tanë dhe kjo propagandë e vazhdueshme dëshmon që Policia e Kosovës është bërë target i sulmeve hibride që burimin e kanë në Beogradin zyrtar”, tha drejtori i Policisë.
Hoxha kërkoi nga të gjithë që të përmbahen nga kërcënimet e natyrave të ndryshme, të adresuara ndaj zyrtarit tonë policor i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast.
Ai shtoi se zyrtari policor ka pranuar kërcënime edhe në rrjetet sociale, “ku bëhen thirrje për vrasjen e tij”.
“Këto kërcënime do të trajtohen seriozisht nga Policia e Kosovës dhe nuk do të lejojmë që policët tanë të bëhen cak i sulmeve të padrejta dhe të pavërteta. Po ashtu, për çdo veprim që policët tanë mund t’i tejkalojnë kompetencat e tyre, do ta trajtojmë seriozisht. Po ashtu edhe në rastin në fjalë, pretendimet e tilla ne i kemi adresu në Inspektoratin Policor të Kosovës”, tha drejtori i Policisë.
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...