Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër, pasi akuzohen për falsifikim të testeve negative të COVID-19 për mërgimtarët.
Sipas Policisë personat e dyshuar në një agjension turistik kanë lëshuar teste PCR COVID-19 të falsifikuara për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.
Ndërsa, gjatë kontrollit Policia ka konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Prizren 24.08.2021 – 19:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti në një agjension turistik ishte duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës. Gjatë kontrollit janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuteri, një telefon mobil dhe gjashtë teste PCR të dyshuara për falsifikim. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 24.08.2021 – 17:45. Janë arrestuar një femër dhe një mashkull kosovarë nën dyshimin e bazuar se të njëjtit në agjensionin turistik ishin duke lëshuar teste PCR Covid-19 të falsifikuara (negative) për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës. Gjatë kontrollit janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...