“Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” e cila po mbahet në 20 vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri vazhdon sot me konferencën shkencore”Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare”.
Gjatë ditë se sotme do të bëhen homazhe pran varrit të Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jasharaj në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Komunës së Skenderajt.
Po ashtu do të behën homazhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.
Ndërkaq në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve do të mbahet ,,Akademi Përkujtimore’’ kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Ndërsa në orët e mbrëmjes Ministria e Kulturës organizon hapjen e ekspozitës kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Muzeun e Kosovës në Prishtinë.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...