Elezi nga KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjithë Kosovën

08:13 | 12 Tetor 2025
E.H

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot konferencën e parë për media lidhur me procesin e votimit në zgjedhjet lokale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezaj dha detajet e para mbi hapjen e qendrave të votimit në gjithë vendin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në orët e para të mëngjesit.

Elezi njoftoi se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe procesi po zhvillohet në mënyrë të rregullt në të gjithë vendin.

“Ne orët e hershme të mëngjesit materiali zgjedhor është shpërnda me kohë në të gjitha qendrat e votimit, po ashtu procesi zgjedhor ka nisur ne të gjitha pikat me kohë”, tha Elezi

Në këto zgjedhje do të garojnë gjithsej 38 komuna, me 2,067,998 votues në total. Numri i qendrave të votimit është 948, kurse numri i vendvotimeve 2625.

Nga këto qendra, për votimit të rregullt përfshijnë 2571, kurse ato me kusht janë 38.

“KQZ fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të votojnë për të zgjedhur kryetarin e komunës ku jetojnë.” tha Elezi.

Konferenca e radhës do të mbahet në orën 11:30 ku KQZ do të njoftoj lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale