Në raportin e 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Pejë, ka vdekur një femër kosovare si pasojë e plagëve të marra gjatë një aksidenti trafiku.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, dhe si pasojë e kësaj janë lënduar edhe 7 persona të tjerë.
Ndërsa i dyshuari që shkaktoi aksidentin është një person me shtetësi të huaj, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Radavc, Pejë, 29.08.2021 – 08:35. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku, që ka ndodhur midis dy veturave. Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /arbresh.info/
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...