Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, ka kërkuar në presidenti i vendit Hashim Thaçi fillimin e reformës zgjedhore, shkruan arbresh.info.
Këtë kërkesë ajo e ka bërë në konferencën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore me temën “Përmirësimi i Llogaridhënies Institucionale për Zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore”.
“Reforma zgjedhore neve na pret. Shfrytëzoj rastin që këtu e kemi edhe presidentin e Republikës së Kosovës. Kërkoj në një farë mënyrë në emër të KQZ që reforma zgjedhore të fillojë në momentin që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve lokale. Në zgjedhjet e fundit nacionale dhe lokale kemi vërejtur shumë mangësi dhe shumë vërejtje dhe problemet që janë shfaqur. Prandaj të gjitha institucionet duhet ta kenë këtë parasysh, edhe Presidenti dhe të inicojnë reformën zgjedhore”, është shpehur Valdete Daka./arbresh.info/
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...