
Kjo gjendje do të vazhdojë edhe për disa javë sipas ekspertëve të meteorologjisë.
Këto ditë temperaturat minimale në vend do të luhaten deri në -10 gradë në viset malore.

Në Klinikën Emergjente në QKUK kanë kërkuar trajtim 185 raste, shkruan arbresh.info.

“Lëndimet janë kryesisht nga rrëshqitjet në borë apo në akull. Po ashtu dominojnë edhe sëmundjet e sistemit kardiovaskular,” thotë për arbresh.info drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani.
Klinika Emergjente ka ngritur gatishmërinë që të ofrojë kujdesë emergjent me mbi 30 mjekë.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale tjanë të kalueshme.

“Kujdesi në komunikacion duhet të jetë primar,” është shprehur ministri Pal Lekaj.
Në këtë 24 orësh kanë ndodhur 8 aksidente me të lënduar dhe 27 me dëme materiale./arbresh.info/
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë