Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bensik Bislimi ka dënuar ashpër sulmin ndaj familjes shqiptare në Medvegjë.
Me anë të një postimi në “X”, Bislimi ka thënë se Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës
“Qeveria e Kosovës dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Bislimi.
Ai ka përmendur edhe deklaratën e deputetit të vetëm shqiptar, Shaip Kamberi i cili ka kërkuar monitorimin e situatës nga bashkësia ndërkombëtare.
“Edhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi Shaip Kamberi kërkoi rend, paqe dhe që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos ekspozohen ndaj akteve të tilla dhe që komuniteti ndërkombëtar të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë, veçanërisht në Luginën e Preshevës”.
Kujtojmë që gjatë mbrëmjes së të dielës është raportuar për një sulm me gurë ndaj familjës Muharremi në Medvegjë./Arbresh.info
Lexo edhe:
Sulmohet me gurë një familje shqiptare në Medvegjë, Kamberi kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim