Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, priti sot në takime të ndara Kryesinë e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së dhe më pas anëtarët aktualë të Bordit të Transmetuesit Publik.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua gjerësisht për gjendjen financiare të Radio Televizionit të Kosovës, sfidat me të cilat po përballen punëtorët dhe pasojat që po shkakton vonesa e ekzekutimeve buxhetore për Transmetuesin Publik.
Kryetari Basha shprehu mbështetjen e plotë për përfaqësuesit e punëtorëve si dhe anëtarët e Bordit.
“Marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme që gjendet RTK-ja dhe faktin që ne si Kuvend jemi themelues i RTK-së, është e domosdoshme që me urgjencë të vazhdojmë me formimin e trupave punuese të Kuvendit, në mënyrë që RTK-së t’i mundësohet operimi financiar për misionin e saj në shërbim të pandërprerë ndaj publikut”, ka thënë Basha./Arbresh.info
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...
DnV: Dalja deri në 17:00 rreth 29%, nga dy zgjedhjet e kalua...
Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit