Grupi Parlamentar i LDK-së ka ngritur sot zërin kundër një Udhëzimi Administrativ për homologimin e veturave në Kosovë që ka hyrë nëfuqi më 12 prill 2018.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë në emër të Grupit se vetëm në Kosovë ndodh që të ketë monopol në këtë drejtim, duke qenë kompania “Eurolab” e vetmja që kryen këto punë, raporton Arbresh.info.
Sipas saj, udhëzimi i ri administrativ vetëm se i jep të drejtë edhe më tutje monopolit.
“Udhëzimi administrativ për homologimin e veturave që ka hyrë në fuqi më 12 prill 2018. Qeveria do të duhej të lirohej nga monopoli në këtë fushë. Në asnjë vend nuk ka monopol në këtë fushë”, ka thënë Bajrami.
Sipas saj, nëse nuk shfuqizohet udhëzimi, LDK do të marrë masa konform Kushtetutës kundër tij./Arbresh.info
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...