Anëtari i Kryesisë së Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli ka konfirmuar se kjo parti nuk do të marrë pjesë në tryezën e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Makolli theksoi se nuk kanë pasur ftesë zyrtare nga Albin Kurti.
Përveç kësaj, ai tha se kryetari i partisë, Behgjet Pacolli gjendet jashtë vendit dhe për arsye të pandemisë nuk kanë pasur fare kontakte.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka thirrur në takim liderët e partive politike për të diskutuar lidhur me situatën rreth pandemisë COVID-19.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për t’u mbledhur në një tryezë diskutimi lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Edhe Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë./EO
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...