Është arrestuar një person me iniciale N.S me urdhër të Prokurorisë Speciale pasiqë i njëjti dyshohet për kanosje me vrasje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas njoftimit të Prokurorisë i dyshuari ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS”, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë, përcjell Arbresh.info.
I dyshuari, N.S dyshohet se ka kryer veprën penale ”Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës” nga neni 121 të KPRK-së.
Ndërkaq, me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë./Arbresh.info
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë