Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 24 revole.
Sipas njoftimit, i dyshuari i parë me iniciale H.H me shtetësi gjermane është arrestuar në pikën e kalimin kufitar në Merdare i cili po drejtonte veturën e tipit Mercedes, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë rast, kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit, me ç’rast kanë kontrolluar tri lokacione: dy lokacione në Pejë dhe një lokacion në Skenderaj.
” Me datë 02.10.2023, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimit të Organizuar (Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda) të Policisë së Kosovës, pas një pune hetimore dhe operative në teren në pikën e kalimin kufitar në Merdare, kanë ndaluar veturën e tipit Mercedes me tabela të huaja, të cilën e drejtonte i dyshuari H. H., (1975) me shtetësi Gjermane. Gjatë kontrollit të veturës së personit të dyshuar janë gjetur njëzetekatër (24) revole. Lidhur me rastin pas arrestimit të personit të parë të dyshuar, në pikën kufitare Merdare, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit, me ç’rast kanë kontrolluar tri lokacione: dy (2) lokacione në Pejë dhe një (1) lokacion në Skenderaj. Në Pejë janë kontrolluar një pronë e të dyshuarit të parë H.H si dhe një pronë e të dyshuarit B.H., (1984) ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit H.Z., (1972).”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në lidhje me rastin si dëshmi materiale janë sekuestruar: 24 revole të tipit Zoraki 9 mm, të modifikuara nga lloji i armës me plumba me gas, në armë me fishekë zjarri, 1 veturë furgon – Mercedes me targa gjermane, 650 euro para të gatshme, 3 telefona, 1 DVR .
Me aktvendim të prokurorit kompetent pas intervistimit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, prej 48 orë./Arbresh.info




Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...