Janë arrestuar dy të mitur në Prishtinë, afër lokalit “Bon Vivant”.
Sipas burimeve të Arbresh.info, njëri nga të arrestuarit thuhet të jetë 15 vjeçar.
Kurse Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personat e arrestuar dyshohen për grabitje.
“Aktualisht hetuesit policor të stacionit Qendra, ndaj tyre po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastet (së paku dy raste të grabitjeve) ku dyshohet të jenë të përfshirë”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Arbresh.info/

“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur