13 persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje sot pas mesnatës në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Si pasoj e kësaj, një person ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë nga përleshja me mjete të forta.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta. Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në majtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.
Po ashtu, ajo tha se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit./Arbresh.info
Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjith...
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e...
Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e drejtuesit të ...
Sttutgarti ankohet për pritjen në Serbi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Sirinë pas...
Xheneta shkon në nominim të përhershëm për shkak të ofendime...