Arbër Pajaziti, kandidat nga “Fronti për Ndryshim” ka shpallur fitoren në Bujanoc nga zgjedhjet lokale që janë mbajtur atje.
Me anë të një postimi në Facebook, Pajaziti ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë, teksa ka deklaruar se vota e juaj është një amanet për të bërë një Bujanoc ndryshe, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Faleminderit qytetarë të komunës së Bujanocit
Faleminderime plot 3371 herë për të gjithë Ju që votuat Frontin për Ndryshim, që besuat në këtë rrugë e cila shpie drejt një të ardhme më të mirë.
Faleminderit për 10.800 shqiptarë të komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje.
Faleminderit Ju që përshkuat me mijëra kilometra nga vende të ndryshme të Evropës për të dhënë votën në atdheun tuaj.
Bashkëvendas që punoni përkohësisht në Kosovë, faleminderit për mundin e treguar.
Ju komisionerë, Ju ishit hernonjt tanë.
Aktivistë dhe simpatizantë, angazhimi i Juaj është për çdo lëvdatë dhe meriton falenderime të panumërta.
Falenderime edhe për rivalët tanë, të cilët si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, zgjodhën frymën demokratike të veprimit.
Bashkombas të dashur, me këtë fitore na obliguat që të krijojmë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc. Atë edhe do ta bëjmë. Shumë shpejt.
S’kemi kohë për të humbur, sepse na presin shumë punë.
Vota e juaj është një amanet për të bërë një Bujanoc ndryshe.
Gjithmonë në shërbinin tuaj!/Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë