Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, do të jetë Arbër Ismajli.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazir i cili tha se ky vendim është marr pas një procesi të kujdesshëm të konsultimeve me kryesin e degës së LDK-së në Gjilan, përcjell Arbresh.info.
“Pas një procesi të kujdesshëm të konsultimeve me Kryesinë e Degës së LDK-së në Gjilan, kemi marrë vendimin që, z.Arbër Ismajli, të jetë kandidati ynë për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ky është një vendim që vjen si rezultat i një besimi të ndërsjellë dhe vlerësimi të thellë për punën, përkushtimin dhe vizionin që Arbëri ka dëshmuar gjatë viteve, veçanërisht si nënkryetar i Komunës, por edhe si një aktivist i palodhur i LDK-së për tri dekada. Ai është pjesë e gjeneratës së dytë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjeneratë e artë e familjes sonë politike”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.
Ndër të tjera, Haziri për Ismajlin tha se është njeri i përgatitur, i qetë në vendimmarrje dhe i guximshëm në veprim.
“E njoh Arbërin prej dekadash, është njeri i përgatitur, i qetë në vendimmarrje dhe i guximshëm në veprim. Është miku im dhe bashkëpunëtori i ditëve të mira e të rënda. Ka treguar se di të dëgjojë qytetarët dhe t’i shërbejë interesit publik me përulësi e profesionalizëm. Nominimi i tij është vendim i përbashkët i imi dhe i Kryesisë së Degës sonë në Gjilan, si shprehje e bindjes sonë se ai do të dijë ta udhëheqë Gjilanin me dinjitet, me përkushtim dhe me dashuri për qytetin. E uroj përzemërsisht Arbërin dhe i dëshiroj sukses në këtë rrugëtim. Gjilani ka nevojë për energjinë, përvojën dhe vizionin që ai e përfaqëson”, u shpreh Haziri./Arbresh.info
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...