Gjykata e Apelit e Kosovës, ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 12.02.2018, sipas të cilit ishte refuzuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarve Zh.J. dhe D.M.
“I pari po dyshohet për veprat penale “Manipulim më prova” nga neni 397 paragrafi 1 dhe 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve “ nga neni 374 paragrafi 1, i këtij kodi. Ndërsa i dyti për veprën penale “Manipulim më prova” nga neni 397 paragrafi 1 dhe 2 i të njëjtit ligj.
Kolegji penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, gjeti se ankesa e prokurorisë kundër vendimit të shkallës së parë është e pa bazuar, pasi që gjykata themelore, drejt ka vepruar kur ka refuzuar propozimin e prokurorisë për caktimin e paraburgimit, ndaj të pandehurve, ngase nuk ka ofruar prova bindëse, që do të arsyetonin pretendimin se pse është i nevojshëm paraburgimi në këtë fazë të procedurës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjithashtu, kjo gjykatë, vlerëson se në rastin konkret, nuk janë plotësuar kushtet ligjore të parapara në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor