Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave, prej tyre 8 zyrtarë të Policisë së Kosovës, nën dyshimin për veprat penale të marrjes dhe dhënies së ryshfetit.
“Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dymbëdhjetë (12) të pandehurve me inicialet T.D, M.S, V.L, A.A, V.M, A.S, A.C, B.K, M.J, A.A, S.S, D.I.
Sic njofton PSRK-ja, 12 të akuzuarit dyshohen se gjatë periudhës kohore shtator 2021 deri në korrik 2022, në pikë kalimin kufitar tek Hani i Elezit, por edhe në pjesë tjera të vendit, në cilësinë e personave zyrtar – zyrtar policor, kanë pranuar para në shuma të ndryshme, me qëllim që të mos e kryejnë veprimin zyrtar të cilin ata duhej ta kryenin, raporton Arbresh.info.
“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se gjatë periudhës kohore shtator 2021 deri në korrik 2022, në pikë kalimin kufitar tek Hani i Elezit, gjegjësisht në zyrën e Evidencës Paraprake si dhe gjatë patrullimit si Njësi e Anti Kontrabandës në pjesën veriore por edhe në pjesë tjera të vendit, të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar – zyrtar policor, në vazhdimësi secili veç e veç por edhe duke bashkëvepruar me njëri tjetrin, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë pranuar para në shuma të ndryshme, me qëllim që të mos e kryejnë veprimin zyrtar të cilin ata duhej ta kryenin, si mbikëqyrjen e rregullt doganore dhe kontrollin e rregullt kufitar”, thuhet në njoftim.
Të pandehurit T.D, M.S, V.L, A.A, V.M, A.S, A.C, M.J, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” ndërsa të pandehurit B.K, A.A, S.S dhe D.I, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”./Arbresh.info/
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...