Let’s Do It Kosova ka njoftuar se në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën” sot do të organizohet aksion pastrimi në Mitrovicë, në lagjen rome, afër stadiumit “Riza Lushta”, përkatësisht te rruga “Adem Voca”.
Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit “Let’s Green It”, ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përkrahet nga BGF dhe INDEP dhe implementohet nga “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Përveç ekipit të Let’s Do It, aksionit do t’i bashkohen edhe nënkryetari i Komunës dhe zyrtarë të tjerë si dhe nxënës e banorë të kësaj lagjeje. Aksionit i bashkohet edhe Kompania “Uniteti” me makineri.
Po ashtu, aksion pastrimi do të ketë edhe në Komunën e Istogut
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë