Në 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po mbahet një ceremoni përkujtimore në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, familja e ish-presidentit Rugova, si dhe shumë personalitete nga jeta politike, raporton Arbresh.info.
Pas ceremonisë, do të hapet një ekspozitë fotografike dedikuar jetës dhe veprës së Presidentit Rugova, realizuar nga fotografi Hazir Reka./ Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...