Shtatëmbëdhjetë persona janë arrestuar sot për fajde në Pejë.
Prokuroria e çështjes nga Departamenti për Krimet e Rënda, Sahide Gashi ka treguar se me këtë rast janë ngrirë pasuri mbi 5 milionë euro.
“Hetime disa mujore dhe pas aksionit pas kontrollit dhe sekuestrimit të kryer nga Drejtoria e për Hetime e Krimit të Organizuar në Prishtinë. Kjo prokurori ka arritur të arrestojë 17 persona të dyshuar për vepër penale për fajdes dhe detyrimit si dhe me ç’rast janë ngrirë pasuri të cilat janë përllogaritur gjerë në këtë fazë që tejkalon shumën prej 5 milionë euro”, tregoi Gashi në konferencën e jashtëzakonshme të Prokurorisë së Pejës.
“Pas marrjes së informatave në fillim të nëntorit të 2021 ku sipas këtyre informatave ishin të përfshirë mbi 20 persona në këto vepra penale, kryeprokurori ka formuar një ekip hetues dhe kemi filluar hetimet zyrtare”, ka përfunduar ajo.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ka realizuar sot një aksion kundër krimit të organizuar. /arbresh.info/
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...