
Arizona Democrat governor-elect and current Arizona Secretary of State Katie Hobbs speaks prior to certifying the Arizona general election canvass in a ceremony at the Arizona Capitol in Phoenix, Monday, Dec. 5, 2022. (AP Photo/Ross D. Franklin, Pool)
Ambasada e Kosovës në Washington ka njoftuar se shteti i Arizonas e ka njohur 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
“Duke marrë parasysh se Shteti i Arizona-s ndihet i nderuar të qëndrojë pranë komunitetit shqiptaro-amerikan në të gjithë shtetin në përkujtimin e 17 shkurtit 2008 si Dita e Pavarësisë së Kosovës; dhe duke marrë parasysh se më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës, duke treguar vendosmëri të palëkundur, shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj në Prishtinë. Ky akt historik, i bazuar në parimet e sovranitetit dhe vetëvendosjes, shënoi një moment kyç në rrugëtimin drejt lirisë dhe konfirmoi statusin e Kosovës si një shtet i pavarur, i lirë nga dominimi i jashtëm”, thuhet në aktin e guvernatores Katie Hobbs të publikuar nga ambasada.
Ajo shkruan se mori parasysh kontributin e komunitetit shqiptaro amerikan në Arizona dhe bizneset shqiptare atje.
“Duke marrë parasysh se këtë vit shënohet përvjetori i 18-të i pavarësisë së Kosovës, një moment që Shteti i Arizona-s e njeh me krenari; dhe Duke marrë parasysh se komuniteti shqiptaro-amerikan në Arizona ka dhënë kontribute të rëndësishme për shtetin, duke pasuruar komunitetet me trashëgiminë kulturore, shpirtin sipërmarrës dhe angazhimin e fortë qytetar”
“Nga bizneset që lulëzojnë deri te arritjet profesionale, shqiptaro-amerikanët vazhdojnë të formësojnë strukturën sociale dhe ekonomike të larmishme të Arizona-s; dhe Duke marrë parasysh se Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe Shtetin e Arizona-s, kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt ndërtimit të shtetit dhe paqes, dhe qytetarët e Kosovës dhe pasardhësit e tyre vazhdojnë të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të shtetit tonë. TANI, PRANDAJ, unë, Katie Hobbs, Guvernatore e Shtetit të Arizona-s, shpall këtu me këtë akt, 17 shkurt 2026, si DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS NË ARIZONA”, thuhet në vendim që në fund mban nënshkrimin e guvernatores.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...