16 raste të vjedhjeve janë raportuar për një javë në rajonin e Ferizajt.
Sipas policisë, 13 nga këto raste kanë ndodhur në Ferizaj dhe tri në Kaçanik, shkruan Arbresh.info.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve. Gjatë periudhës 14-20.04.2025 janë raportuar këto raste: Veprat penale kundër pasurisë: Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 16 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon: 13 raste në Ferizaj, 3 raste në Kaçanik”.
“Veprat penale të dhunës në familje: Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon: 3 raste në Ferizaj, 1 rast në Shtime. Realizimi i urdhëresave të gjykatës Policia ka arrestuar 23 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...