Në Spitalin e Pejës po trajtohen 90 pacientë me COVID-19.
Nga spitali kanë njoftuar se 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe 4 të tjerë janë 4 pacientë në respiratorë dhe 62 në oksigjenoterapi.
Njoftimi i plotë:
90 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 62 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 459 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
11 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 6 lindje kanë qenë normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore.
501 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,614 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës